Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në "Kodrën e Trimave" në Prishtinë.
Dyshohet se një grua e ka kryer vrasjen.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se e dyshuara është vetëdorëzuar.
"Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën 'Ismet Krasniqi' në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër", ka njoftuar Ahmeti për KOHËN.
Hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.
f
-
Vdiq një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
-
Pas një jave në arrati, dorëzohet i dyshuari për plagosjen në Prishtinë
-
Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje