Askush nuk ka pranuar të flasë për motivet e vrasjes së Haxhi Ahmetit nga Smolica e Gjakovës, e as për ndonjë të dyshuar.
Ekzekutimi i 61-vjeçarit është bërë të dielën në mëngjes, sapo ai kishte dalë në oborrin e shtëpisë. Një ditë më vonë atij i është dhënë lamtumira e fundit nga familjarët dhe miqtë e tij.
Të afërmit e viktimës nuk kanë dashur të flasin për Kohën Ditore. Kanë thënë vetëm se nuk e dinë arsyen e vrasjes. Këtë nuk e dinë as autoritetet hetimore.
Në mungesë të të dyshuarve, kanë treguar se si kjo vrasje është më “profesionalja” e kryer ndonjëherë në Kosovë.
Sipas hetimeve preliminare, eksplozivi i vendosur në derën e oborrit është dirigjuar në distancë prej 1000 metrave. Kjo metodë është e para e përdorur në Kosovë dhe ka ngjallur dyshimet se vrasja ka qenë mirë e planifikuar. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Policia po heton vdekjen e 61 vjeçarit në Smolicë të Gjakovës, në shtëpinë e tij u vu eksploziv
-
Vrasja e 2018-s me eksploziv në Gjakovë, lirohet i akuzuari
-
Ekstradohet nga Shqipëria i dyshuari për vrasjen e 2018-s në Gjakovë
-
61-vjeçarit në Gjakovë ia mori jetën një eksploziv para shtëpisë së tij
-
Katër të vrarë brenda një jave në Kosovë