Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vrasja në Drenas, dy persona të tjerë të lënduar e tre të dyshuar në arrati

Pllakën përkujtimore përmes së cilës i përkujtojnë dëshmorët e rënë në luftën e fundit, e kanë të vendosur në qendër të fshatit.

E Nekocit të Drenasit të shtunën e në kohë lirie, iu vra një tjetër ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qamil Demiri mbeti i vdekur kurse tre persona të tjerë pësuan lëndime, pasi u sulmuan nga tre persona të dyshuar.

“Pas një mosmarrëveshjeje në mes tre të dyshuarve dhe katër viktimave meshkuj kosovarë, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri, ku ka plagosur një person, ndërsa viktimat e tjera janë të lënduar nga mjetet e mprehta. I plagosuri nga arma e zjarri nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa viktimat e tjera janë jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Në raportin e policisë, bëhet e ditur se për këtë rast, janë tre të dyshuar aktualisht në arrati.

Televizioni ka qëndruar të dielën në vendlindjen e të ndjerit, në Nekoc, por familjarët nuk kanë dashur të flasin, derisa bashkëfshatarët e kujtojnë Qamilin si njeri të mirë e të urtë.

Edhe Një person vritet në Drenas, policia në kërkim të tre të dyshuarve Kronikë Një person vritet në Drenas, policia në kërkim të tre të dyshuarve

Bashkëfshatari i Demirit, Albenit Ramadani thotë se nuk kanë mundur të besojnë kur kanë dëgjuar se ai është vrarë

Për vrasjen e Qamil Demirit ka reaguar edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke i shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.