Arsim dhe Ramiz Berisha u gjetën të vrarë mbrëmjen e së premtes në malin afër fshatit Kosuriq të Pejës.
Kjo ngjarje ka tronditur këtë familje, pasi në një periudhë kohore brenda 18 vjetësh çon në 5 numrin e familjarëve të vrarë, raporton KTV.
Ndërsa tash kanë mbetur vetëm nëna e tyre dhe gruaja shtatzënë e Ramizit, i cili u vra mbrëmë.
Anëtarë e të afërm të të vrarëve kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë të dyshuar për këtë vrasje të dyfishtë.
Babai i viktimave ishte vrarë para luftës, sipas familjarëve, për çështje pronësore.
E për të njëjtën çështje, dyshohet se ishin vrarë edhe dy djemtë e tjerë të familjes në vitin 2006, të cilët po kërkonin gjak për të atin.
Edhe
Policia po i heton dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24-orët e fundit
Policia e Kosovës ndërkohë, ka arrestuar tre persona për vrasjen e dy vëllezërve Berisha.
Po ashtu, është arrestuar edhe një person tjetër për veprën e Vjedhjes së pyllit, e që bëhet fjalë për personin që ishte bashkë me dy vëllezërit në momentin kur u vranë.
Arsim Berisha ishte 32 vjeç, ndërsa vëllai i tij Ramizi, 27 vjeç.