Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Familjarët e dy vëllezërve dyshojnë se vrasja e dyfishtë u krye për motive të hakmarrjes

Ekipi i KTV-së po qëndron në fshatin Kosuriq të Pejës, ku pas mesnatës, dy vëllezërit Arsim e Ramiz Berisha janë gjetur të vrarë në malet në afërsi të fshatit.

Sipas kryeprokurorit të Pejës, Agim Kurmehaj, vrasja është kryer me armë zjarri. Trupat e pajetë të dy personave janë dërguar për autopsi, ndërsa ende nuk dihen detaje tjera rreth rastit.

Familjarët i kanë thënë ekipit të “Kohavisionit” se dyshohet që vrasja e dyfishtë është kryer për motive të hakmarrjes. Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për rastin.

“Policia, pas një pune intensive operativo- hetimore, ka identifikuar, shoqëruar dhe më pas arrestuar tre personat si të dyshuar për vrasje. Të dyshuarve, me vendim të Prokurorit shtetit, u është caktuar masa e ndalimit 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Raportohet se së njëjtës familje, 11 vite më parë i ishin vrarë edhe dy djem tjerë.

Më shumë detaje mund të gjeni në skorien e zgjeruar në Lajmet e Mbrëmjes në KTV, në orën 19:00.