Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, në Shkodër.
Policia bën me dije se mjeti tip Skoda ka përplasur një këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesja e mjetit, 47-vjeçarja me iniciale L. M., nga Gjakova, Kosovë, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Blutë e Shkodrës sqarojnë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren-Gjakovë
-
Vdiq një këmbësor pasi u godit nga vetura, arrestohet shoferi
-
Një këmbësor vdiq nga goditja e veturës në Krushë të Madhe
-
Vdiq një këmbësore në Suharekë, arrestohet e dyshuara
-
Vdes këmbësorja pas aksidentit në Rogovë të Gjakovës, gjashtë të lënduar