Pas orës 18:00 të së enjtes, një veturë është përplasur me trenin që qarkullon në linjën Prishtinë-Pejë. Në momentin e aksidentit, vetura gjendej në lëvizje në fshatin Llabjan, dhe sipas Policia në rajonin e Pejës, shoferi nuk e ka parë shenjën e “Stop-it”.
“Në orën 18:25 të enjten në Llabjan, Komuna e Pejës, ka dalë një person me veturë, nuk e ka pa shenjës stop të trenit. Treni i linjës Prishtinë-Pejë ka qenë duke qarkulluar dhe vetura ka kaluar shinat dhe më pas e ka goditë treni. Vozitësi është dërguar në Emergjencën e qytetit”, i thanë KOHËS nga policia.
Vozitësi është jashtë rrezikut për jetë, teksa po vazhdon trajtimin në spital.
Policia ka thënë se rasti po hetohet për të marrë vesh detajet që çuan në aksident.

-
Treni godet veturën në Llabjan të Pejës, lëndohet një person
-
Treni godet veturën në Pejë, s’ka të lënduar
-
Treni godet veturën në Pejë, lëndohen katër veta
-
Treni godet veturën në Pejë, shoferi i veturës merr lëndime të rënda trupore
-
Aksident mes trenit dhe veturës në Fushë-Kosovë, lëndohet një person