Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një grua në Prishtinë për shkak se kishte shkuar në shtëpinë ku banon me qira viktima mashkull kosovar, bashkëshorti i vajzës së saj.
Sipas viktimës, e dyshuara me vete kishte pasur një thikë me të cilën kishte tentuar që ta sulmojë atë, mirëpo nuk kishte arritur pasi që ankuesi ia kishte larguar thikën nga dora.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë.
Viktimës dhe te dyshuarës u është dhënë ndihma mjekësore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
Artikuj të ngjashëm
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
E sulmoi me thikë, e dyshuara dërgohet në psikiatri pastaj në mbajtje
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë për dhunë në familje
-
Theri me thikë një person, arrestohet i dyshuari
-
Gruaja në Prishtinë sulmohet nga vajza dhe bashkëshorti i saj