Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vjedhje e rëndë në shtëpinë e një mërgimtari në Malishevë

Dje në fshatin Marali, Malishevë ka ndodhur një vjedhje e rëndë.

Policia e Kosovës njofton se vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e një mërgimtari.

“Ankuesi ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e vëllait të tij, i cili gjendet për punë jashtë shtetit. Sipas ankuesit, është vjedhur një televizor dhe një pistoletë me gaz, ndërsa për gjëra tjera nuk dihet nëse është vjedhur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.