Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vjedhin 9 kanistra me nga 25 l naftë, arrestohet 2 persona

Dje në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë janë arrestuar 2 persona për vjedhje nafte, i treti, është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë pasi që të njëjtit, janë zënë në flagrancë duke vjedhur derivate në një pompë derivatesh. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një veturë Golf II me targa vendore në të cilën kanë qenë nëntë kanistra (25 litërshe) të mbushura me naftë”, thuhet në raportin policor.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.