Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vishaj: COVID-19 po shkakton çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake

Numri i rasteve më COVID-19 është rritur ditëve të fundit, duke bërë që të shtohet edhe apeli për kujdes nga të gjithë.

Virusi që mori shumë jetë njerëzish në mbarë botë e shkaktoi kaos shëndetësor e ekonomik, po del të ketë edhe me shumë komplikime pas shërimit të pacientëve.

Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj në një intervistë për Ekonomia Online, ka sqaruar se nga virusi më së shumti atakohen mushkëritë, por që janë vërejtur pasoja edhe në çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake.

Vishaj ka folur edhe për dozën e katër të vaksinës, duke theksuar se duhet të respektohen të gjitha rekomandimet që vijnë nga IKShPK-ja.

“Rekomandimet dhe protokollet të cilat dalin nga Instituti i Shëndetit Publik dhe rekomandimet që jepen nga Ministria e Shëndetësisë nga të gjithë ne duhet të respektohen. Sëmundja e Covidit lë pasoja pothuajse në të gjitha organet, por më tepër lë pasoja në mushkëri. Duke shkaktuar fibrozë të mushkërive, por mund të lërë pasoja edhe në çrregullimin e enëve të gjakut dhe probleme kardiake”, ka thënë ai.

Sa i përket përhapjes së lisë së majmunëve Vishaj se ka pasur vetëm një rast të dyshuar, që rezultoi negativ.

Edhe Infektologu Vishaj bën thirrje që qytetarët të mos bëjnë panik për linë e majmunit Arbëri Infektologu Vishaj bën thirrje që qytetarët të mos bëjnë panik për linë e majmunit

Sipas doktor Vishaj përhapja e kësaj sëmundje nuk është si Covid-19, sepse ka një shpërndarje më të vogël.

“Ende nuk kemi pasur raste të regjistruara me linë e majmunëve. Vetëm një rast që kemi dyshuar dhe ka rezultuar negativ. Edhe kjo sëmundje që është e pranishme në vende të Evropës Perëndimore paraqet sfidë për shëndetin publik. Përhapja nuk është si Covidi që ka një përhapje shumë të madhe. Të dhënat e fundit të organizatës së shëndetit publik kanë treguar se nuk është emergjente për momentin prania e lisë së majmunëve në popullatë globale në përgjithësi”, ka thënë ai.