Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Viktimat e aksidentit të mbrëmshëm në Prishtinë kanë të njëjtin mbiemër

(E plotësuar) Ndërkohë raportohet se në aksidentin e mbrëmshëm, që ndodhi në mbikalimin që lidh Mitrovicën me Prishtinën e Fushë-Kosovën, vdiqën dy meshkuj e dy gra, ndrësa ndodhet në gjendje të rëndë në klinikat e QKUK-së edhe një femër. Më heret qe raportuar se bëhej fjalë për tre meshkuj e një grua të vdekur.

Sipas Policisë dy të vdekurit të gjinisë mashkullore janë të vitit të lindjes 1964 dhe 1967 ndërsa dy personat e gjinisë femërore janë njëra e lindur në vitin 1964 ndërsa tjetra rreth moshës 47 vjeçare.

KosovaPress mëson se të vdekurit mbajnë të njëjtin mbiemër, që nënkupton se janë nga e njëjta familje.