Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohen për një seri grabitjes. Mediat italiane raportojnë se në mjetin e shqiptarëve u gjet një sasi bizhuterish argjendi, të cilët ishin vjedhur në apartamente të ndryshme.
‘Espansionetv.it’ shkruan se hajdutët, që jetonin në provincën e Monza dhe Brianza, dyshohet se janë autorë të bastisjeve të disa banesave. Aksioni u zhvillua dy ditë më parë nga policia e Comos, ndërkohë që policia vuri re një makinë ‘Jeep Grand Cherokee’ që po bënte lëvizje të çuditshme në një zonë të banuar, transmeton bw.
Pasi u vunë në ndjekje të tyre, policia pikasi dy shqiptarët, që teksa dilnin nga mjeti, ndërsa ishin veshur me kostume të errëta, ndërsa më pas ata u kthyen me një thes. Tashmë dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk dihet, akuzohen për një seri vjedhjesh, ndërkohë që hetimet vijojnë për dokumentin e plotë të ngjarjes.
-
Vriten dy hajdutë në Itali teksa po grabisnin një argjendari
-
Kthenin bizhuteritë e vjedhura në shufra ari, arrestohen 15 “skifterë” në Itali, mes tyre 7 shqiptarë
-
Shqiptari ndihmon në kapjen e hajdutëve në një argjendari në Londër
-
Arrestohet në Itali banda kriminale rumuno-shqiptare
-
Policia italiane kap 8 shqiptarë që përdornin skemë të njëjtë për vjedhje në lokale e shtëpi