Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vidhet arka e bamirësisë në një librari në Prishtinë

Libraria “Dukagjini” në Prishtinë ka njoftuar se një person i panjohur ka vjedhur arkën e bamirësisë, e cila ishte vënë nga Shoqata “Autizmi”.

Libraria në fjalë ka publikuar fotografinë e personit që dyshohet se ka vjedhur arkën ndërsa thonë se tashmë kanë lajmëruar organet policore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Libraria Dukagjini njofton dhe kërkon nga gjithë qytetarët që kushdo që ka informacion apo e njeh personin në foto, të njoftojë organet policore pasi që i njëjti ka vjedh arkën e bamirësisë së shoqatës Autizmi e cila ishte e vendosur brenda hapësirës së librarisë dhe kishte vlerë të konsiderueshme të të hollave”, thuhet në njoftimin e tyre.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se vjedhja ka ndodhur rreth orës 18:00.

Policia bën me dije se kanë filluar veprimet për hetimin e rastit.