Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt, njofton se dje rreth orës 20:10 minuta, është informuar se në fshatin Dremjak ka ndodhur një rast i vjedhjes në një shtëpi të këtij fshati.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht kanë kryer të gjitha veprimet policore me ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së informatave lidhur me rastin”, thuhet në njoftim.
Sipas deklaratës së viktimës J.M. (m/sh/k 25 vjeçar) persona të panjohur kanë hyrë në shtëpi dhe kanë marrë tri arka në të cilat ka pasur 44.000 euro, 2.500 fr.zvicrane dhe sasi ari në vlerë rreth 20.000 euro.
“Hetuesit policor gjatë hetimeve kanë intervistuar disa persona lidhur me rastin, por deri tani nuk ka persona të arrestuar dhe janë duke vazhduar hetimet intensive për ndriçimin e rastit, gjithnjë në bashkëpunim dhe konsultim me prokurorin e shtetit”, thuhet në fund të raportit të Policisë.