Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Tërrnavc të Skënderajt.
Sipas Policisë nga ky aksident ka mbetur e vdekur një vajzë 15 vjeçare ndërsa një tjetër ka marrë lëndime të lehta, raporton KP.
“Sot rreth orës 10:45 në fshatin Tërrnavc një veturë më targa civile ka goditur këmbësoren, e gjinisë femërore, e moshës 15 vjeçare. E njëjta ka ndërruar jetë”, tha Fixhirije Pllana nga Policia e Mitrovicës.
Sipas saj deri më tani nuk ka detaje për të dyshuarin apo se si ka ardhur deri te ky aksident pasi që sipas saj policia është duke hetuar rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet i dyshuari që shkeli 15 vjeçaren në Skenderaj, Policia jep detajet
-
Humb jetën një 19-vjeçare në një aksident në Ferizaj
-
Goditet për vdekje nga vetura një 40-vjeçare në Gjonaj të Prizrenit
-
Një 15-vjeçar vdiq në vetaksidentin me biçikletë në Bërnicë
-
Vetura godet për vdekje një person në Veternik