Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetura godet një këmbësore në Prishtinë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku nga një veturë është goditur një vajzë.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët në hyrje të Prishtinës, pranë kazermës së FSK-së “Adem Jashari”. Si pasojë ka pësuar dëmtime një vajzë e lindur më 2002.

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin për Koha.net duke thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarës, ndërsa si pasojë e bllokimit të rrugës, është krijuar kolonë e gjatë.