Katër persona kanë marrë lëndime kur janë goditur të martën rreth orës 18:00 nga një veturë në Prishtinës.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia”.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësorë. Për pasojë, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Artikuj të ngjashëm