Një veturë me targa të Austrisë në orët e hershme të mëngjesit nga shpejtësia e madhe në magjistralen Prizren-Gjakovë, ka përfunduar në oborrin e një shtëpie në Xërxë.
Dëshmitarët kanë thënë për KTV-në se vetura ka qenë në tejkalim dhe nga shpejtësia e madhe ka devijuar nga rruga duke vazhduar për 300 metra nëpër oborret e shtëpive në Xërxë të Rahovecit.
