Athinë, 23 janar - Një shqiptar, i cili dyshohet të jetë 42-vjeçari nga Skrapari Emiljano Desaj, është hedhur nga kati i pestë i një hoteli në Athinë duke ndërruar jetë.
Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në Omonia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurri kishte hyrë në hotel pa pyetur recepsionistin, i cili menjëherë kishte lajmëruar policinë.
Kur kanë mbërritur policia e ka gjetur shqiptarin në tokë dhe pa ndjenja pasi ishte hedhur nga kati i pestë.
Ndonëse ambulanca arriti në vendngjarje, mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë për shkak të plagëve të marra.
Në vendin ku shqiptari u hodh nga kati i pestë, policët gjetën një çantë me një shumë të konsiderueshme parash që viktima i kishte me vete.