Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetaksidentohet një person afër Suharekës

Në orët e pasdites ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Suharekës.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës bëhet fjalë për një vetaksident. Personi që është vetaksidentuar është dërguar për trajtim mjekësor.

“Në orët e pasdites (rreth orës 14:00) është pranuar një informatë për një aksident trafiku ne autostradë afër Suharekës. Njësitet për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut ne autostradë kane shkuar ne lokacion dhe është raportuar se në këtë aksident është përfshirë një veturë. Sipas informacioneve fillestare vozitësi gjatë qarkullimit ka humb kontrollin mbi automjetin (është vetaksidentuar) dhe është rrokullisur. Janë informuar ekipet relevante, drejtuesi si pasojë e lëndimeve të marra është dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësitet kompetente policore kanë kryer procedurat e vendshikimit për të hetuar shkaktarët e mundshëm të aksidentit”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Artikuj të ngjashëm