Një vetaksident ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku një veturë është rrokullisur, duke hyrë kështu në oborrin e një xhamie.
Një shtetas i Shqipërisë ka marrë lëndime trupore dhe sipas informatave është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, transmeton ksp.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe merret vesh se deri te vetaksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet atmosferike në rrugë.
Ksp njofton se një aksident tjetër ka ndodhur edhe në autostradën Podujevë-Prishtinë, ku Policia ka bllokuar hyrjen e autostradës në Podujevë. Nuk dihet nëse ka të lënduar.
