Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vetaksident në Graçanicë, vdes pasagjeri

Foto: Koha / Ilustrim

Një serb ka vdekur në një vetaksident në orën e para të së premtes në Graçanicë.

Sipas njoftimit nga policia, dyshohet se deri te vetaksidenti kishte ardhur si pasojë e pakujdesisë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar viktima që ishte pasagjer në veturë, ndërsa lëndime të rënda ka marrë drejtuesi i veturës.

“Njësitet policore janë duke u marrë dhe hetuar rastin”, ka njoftuar policia.

Artikuj të ngjashëm