Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Gllarevë të Klinës.
Si pasojë e kësaj, ka mbetur i lënduar lehtë një person.
“Në orën 7:20 ka ndodhur një vetaksident në fshatin Gllarevë. Personi i vetaksidentuar ka pësuar lëndime të lehta”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.