Një person dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një aksidenti të enjten në mbrëmje, në fshatin Qikatovë e Vjetër të Drenasit. Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, bëhet fjalë për një vetaksident.
Në këtë aksident kanë pësuar lëndime tre persona.
“Me datën 27.08.2020 rreth orës 21:20 në fshatin Qikatovë e Vjetër – Drenas, është shkaktuar një aksident trafiku/vetaksident me lëndime të rënda trupore ku si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka humbur jetën, kurse tre të tjerë janë të lënduar”, ka thënë Policia e Kosovës në një përgjigje për KOHËN.
Në vendin e ngjarjes janë parë njësitë policore, ndërsa mësohet se ende s’janë konstatuar përfundimisht shkaqet e vdekjes së viktimës.