Një person ka mbetur i vdekur dhe tre tjerë kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Çikatovë e Vjetër në Drenas.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën se në fshatin Çikatovë e vjetër -Drenas, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet, ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash,ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, konfirmoi Ahmeti.
Ahmeti shtoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor nga QMF në Drenas.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, konfirmoi ajo për Kohën.
{gallery}