Vëllai ka sulmuar vëllain në fshatin Lutogllavë të Pejës, të premten.
Sulmi erdhi për shkak të një prone për të cilin vëllezërit kishin mosmarrëveshje, njoftoi Policia e Kosovës.
Sulmuesi është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një pronë, kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij, viktimën mashkull kosovar, duke i shkaktuar lentime të lehta trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raporton 24-orësh të PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një person në Pejë për sulm fizik ndaj babait të tij
-
Djali sulmon nënën, vëllain dhe zyrtarët policorë në Pejë
-
Sulmoi motrën e tij dhe miqtë, arrestohet i dyshuari në Pejë
-
Prizrenasi sulmon fizikisht vëllain për shkak të një kontesti pronësor
-
Burri sulmon fizikisht bashkëshorten dhe vëllezërit e saj