Kronikë

Vdiq shoferi i traktorit pas aksidentit në Bërnjak të Rahovecit

Traktor

Ilustrim

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Bërnjak të Rahovecit.

Sipas Policisë, rreth orës 16:20 është raportuar për përplasjen mes një veture dhe një traktori, të cilët drejtoheshin nga meshkuj kosovarë. Nga aksidenti lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i traktorit, i cili fillimisht është dërguar për tretman mjekësor.

Megjithatë, siç thotë Policia, rreth orës 22:54, QKUK-ja ka njoftuar policinë se viktima ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesi i veturës është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.