Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në Istog pas shembjes së murit

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Ka vdekur një person në fshatin Vrellë të Istogut, pasi është zënë nga një mur që është shembur.

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku është konstatuar vdekja e tij.

“Sot rreth orës 9 përmes telefonit Policia është informuar se tek një mulli në fshatin Vrellë në Istog është rrëzuar një mur dhe e ka zënë një person. Personi i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij”, ka njoftuar Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovës, rajoni i Pejës.