Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një 35-vjeçar në Deçan, dyshohet se e ka zënë një dru

Një person i moshës rreth 35 vjeç ka vdekur të premten në Deçan.

Dyshohet se shkak për vdekjen është bërë një dru që atij i ka rënë derisa ishte duke bërë prerjen e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë për KOHËN se i ndjeri është dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan.

“Rreth orës 13:40 minuta, është pranuar një informatë nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan, se një person ka arritur pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe prokurori i shtetit. Rasti është duke u hetuar”, ka thënë Rugova.

Ai ka bërë të ditur se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.