I dyshuari për tentimgrabitje që është plagosur më 17 mars në Veternik, ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Intensivës, Shaqir Uka.
“Po, është e vërtetë, pacienti nuk ka arritur t’ju bëjë ballë plagëve që ka marrë me armë zjarri, pavarësisht tretmanit intensiv kirurgjikal dhe medikamentoz. Ai ka ndërruar jetë pak para orës 21:00”, ka thënë Uka për Kohën.
Para nëntë ditësh një tentimgrabitje e armatosur ka ndodhur në hapësirat e jashtme të një qendre tregtare në Veternik.
Cak ishte automjeti i një kompanie të sigurimit që po bartte para.
Përveç të dyshuarit me inicialet M.V., ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person, pjesë e kompanisë që po transportonte paratë.
-
Iu keqësua gjendja në Aeroportin e Prishtinës e vdiq në QKUK, policia po e heton rastin
-
Vdiq në QKUK i aksidentuari para dy javësh në Prizren
-
Vdiq në QKUK një shtetas i huaj, kishte leje qëndrimi të përkohshëm në Kosovë
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në QKUK
-
Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK