Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq në aksident trafiku një 22-vjeçar në Suharekë

Shiriti i policise

Një aksident trafiku i ka marrë jetën një 22-vjeçari mbrëmjen e djeshme në fshatin Peqan të Suharekës.

Rastin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një kamionete me targa vendore me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motoçikletës ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeki i ndihmës së shpejtë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Në vendin e ngjarjes tashmë ndodhen njësitë policore dhe mjekësia ligjore të cilët kanë bërë tërheqjen e trupit të viktimës.