Një 23-vjeçar nga Mitrovica i cili jetonte në Gjermani, ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka pësuar në një autostradë atje, në orët e para të së dielës.
Mediat gjermane kanë raportuar se i riu, ishte banor i Regensburgut, dhe se viktima kishte humbur kontrollin e makinës së tij, për arsye që ende nuk dihen.
Sipas raportimeve, i riu ka vdekur në vendin e ngjarjes, pasi trupi i tij kishte dalë nga makina në momentin e aksidentit tragjik.
Sipas Policisë së Pfalzit , i riu nuk mbante rrip sigurimi në momentin e aksidentit, ndërkohë që bashkë me të në veturë ishte edhe një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime trupore.
Mediat gjermane nuk e kanë bërë të ditur identitetin e viktimës mirëpo lajmin se 23-vjeçari i aksidentuar është nga Kosova e ka konfirmuar edhe vetë familja e tij, përmes një statusi në Facebook.
-
Një 21-vjeçare nga Kosova vdiq në një vetaksident në Gjermani
-
Një e re nga Kosova humb jetën në një aksident në Gjermani
-
Vdiq një 19-vjeçar nga Kosova në Austri, u aksidentua me kamion
-
Vdiq në Zvicër një 16-vjeçar nga Kosova, u përplas me veturë në murin e një shtëpie
-
Vdiq një 23-vjeçar nga Kosova gjatë pushimeve në Lezhë