Një person ka vdekur të martën si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në fshatin Rekë të Mitrovicës.
Viktima ka qenë motoçiklist, i cili ka qenë i përfshirë në aksidentin me një veturë, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se aksidenti ka ndodhur gjatë pasdites, ndërsa viktima është i moshës 67 vjeç.
“Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës. Në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima N. Z., 67 vjeçar”, ka thënë Zahiti.