Këmbësori që u godit nga vetura të martën në mbrëmje në Arllat të Drenasit ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka njoftuar Policia të mërkurën.
Sipas Policisë, shoferi që iku nga vendngjarja, ende nuk është identifikuar.
“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm