(22:20) - Ka ndërruar jetë gruaja e dytë pas aksidentit në Klinë, që ka ndodhur në fshatin Dush.
Dy fëmijë janë më gjendje të rëndë, nëna e tyre na ndërruar jetë ne vendin e ngjarjes, ndërsa sapo ka ndërruar jetë edhe gruaja e dytë që ishte në veturë, transmeton KP.
Ndeshja e trenit me makinën në Klinë lë të vdekur një grua, të lënduar edhe 2 fëmijë e 3 të rritur
Një grua e moshës 39 vjeçare ka vdekur në aksidentin që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dush të Klinës, kur janë ndeshur treni me një veturë.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe 5 persona të tjerë.
Edhe
Aksident te Ura e Dollcit në Klinë, 7 të lënduar
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra ka thënë për Ksp se aksidenti ka ndodhur në ora 18:48 në fshatin Dush të Klinës, në vendkalimin e trenit, i cli është ndeshur me një automjet “Mercedes”, i cili ka pasur disa udhëtar brenda.
“Fillimisht u është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe pastaj janë dërguar në Qendrën e Shëndetësore në Pejë, ku është konstatuar vdekja e një femre e moshës 39 vjeçare. Për shkak të gjendjes së rëndë dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë, janë dërguar në QKUK, njëri është 7 vjeçar dhe 5 vjeçar”, ka thënë Ibra.