Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes punëtori 19-vjeçar, u rrëzua nga skelet në Prizren

Nderimtari - punetor

Foto: Ilustrim

Foto: Driton Paçarada

Një 19-vjeçar ka vdekur të premten pasdite pasi dyshohet se ka rënë nga skelet në një objekt banesor në ndërtim e sipër në Prizren.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se 19-vjeçari K.Z. ka rënë nga kati i tretë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vendngjarje kanë dalë policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person i moshës 19-vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga skelet nga kati i tretë”, thuhet në njoftimin e Policisë.