Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes pronari i lokalit në Velipojë pas shpërthimit të gazit

Shpërthimi i një cisterne gazi ka shkaktuar zjarr të madh në kompleksin “Fishta” në Velipojë. Ky shpërthim shkaktoi shumë të plagosur dhe fatkeqësisht tashmë edhe një viktimë.

Pronari i lokalit në Velipojë, Besnik Zenuni, 55 vjeç ka ndërruar jetë disa çaste më parë në Spitalin e Traumës në kryeqytet pasi nuk mundi t’i rezistonte djegieve të mëdha që mori në trup, raporton mediat në Shqipëri.

Në gjendje të rëndë shëndetësore ndodhet edhe djali i tij Hektor Zenuni, 33 vjeç.