Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes pasi u gjet i gjallë gjashtë ditë pas zhdukjes

Pak ditë pasi u gjet i gjallë, Muharrem Berisha, 57-vjeç nga Gurabardhi i Malishevës, ka ndërruar jetë në spitalin e Pejës.

Berisha ishte zhdukur për gjashtë ditë nga shtëpia e tij, deri sa ishte gjetur gjallë por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ishte dërguar në spitalin e Pejës, ku policia njofton se ka ndërruar jetë të hënën.