Sot në ditën e pestë nga zhdukja e Muharrem Berishës nga fshati Gurbardh i Komunës së Malishevës, ka vazhduar operacioni i kërkimit, por deri në ora 18:00, nuk është gjetur ende.
Kështu njofton Komuna e Malishevës, e cila përmes një njoftimi thotë se në operacionin e kërkimit, në ditën e sotme, kanë marrë pjesë rreth 140 persona, përfshi Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, njësia e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, ekipet emergjente nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe vullnetarë.
Sipas komandantit të incidentit, Halit Mazreku, zyrtar në Drejtorinë Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim, operacioni i kërkimit do të vazhdoj edhe ditën e nesërme, ndërsa perimetri i kërkimit do të zgjerohet, në pjesën e maleve, por edhe përgjatë lumit Mirusha.
Luten banorët e fshatrave përreth zonës, që të jenë bashkëpunues, si deri më tani dhe çdo informacion eventual ta përcjellin përmes organeve kompetente.
-
Qe katër ditë vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një banorit të Malishevës
-
Po vazhdojnë kërkimet në ditën e katërt për gjetjen e Muharrem Berishës
-
Zhduket Muharrem Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës
-
Qytetari nga Leposaviqi ende në kërkim, u zhduk pesë ditë më parë
-
Në zonën e Dragashit vazhdon kërkimi i personit të zhdukur ditë më parë