Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes parashutisti në Bjeshkët e Istogut

Gjatë ditës së djeshme në Bjeshkët e Istogut, ka vdekur një person i gjinisë mashkullore, mosha e të cilit nuk është bërë e ditur.

I njëjti ka qenë duke fluturuar me parashutë dhe papritmas i është mbyllur dhe parashutisti ka rënë në tokë ku edhe ka vdekur, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.