Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person nga aksidenti në Bresje

Policia

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, në fshatin Besje, të martën të mëngjes, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i ka thënë KOHËS se vdekjen e ka konstatuar stafi kompetent i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF), e për aksidentin po kryhen hetimet nga njësia e autostradës.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore dhe ekipi mjekësor të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje. Bazuar në informacionet e para, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se një person ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar stafi kompetent i QMF. Lidhur me rastin dhe mjetet e përfshira në aksident, janë duke u kryer hetimet nga njësia e autostradës”, thuhet në njoftimin e Kelanit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e lartë nga Divizioni i trafikut.