Kronikë

Vdes një person në Skenderaj pasi u godit nga treni, rasti po cilësohet si vetëvrasje

Foto: Koha

Një person ka humbur jetën në mëngjesin e sotëm në fshatin Aqarevë në Skenderaj, pasi është goditur nga treni, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rasti është raportuar në Polici rreth orës 6:43 të mëngjesit, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Rasti po cilësohet si vetëvrasje, ka bërë të ditur nga Policia dhe po vazhdojnë hetimet. Viktima është e moshës rreth 36-vjeçare. 

“Rasti është raportuar në Polici rreth orës 06:43, informata ka qenë se një person është goditur nga treni. Ngjar ka ndodhur në fshatin Aqarevë të Skenderajt. Viktima është rreth moshës 36-vjeçare. Njësia policore menjëherë ka shkuar në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF-së së Skenderajt ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Fillimisht është menduar se kemi të bëjmë me aksident me fatalitet, mirëpo pasi është kontaktuar prokurori i shtetit, rasti është cilësuar si ‘vetëvrasje’ dhe hetimet do të vazhdojnë në këtë drejtim”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.