Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në Shkabaj të Obiliqit, dyshohet se ka rënë nga një objekt

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një person ka rënë nga një objekt dhe ka vdekur të mërkurën në fshatin Shkabaj të Obiliqit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima mashkull nuk arriti t’i përballojë plagët. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Rasti po cilësohet si “hetim mbi vdekje”.