Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person në Prishtinë pasi bie nga ndërtesa

Foto: Ilustrim

Ka vdekur një person dje në rrugën “Vicianum” në Prishtinë pasi ka rënë nga një ndërtesë, ku po banonte.

Policia thotë se ende nuk dihen rrethanat e rënies së tij.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe nga ekipi mjekësor, është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.