Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një person i aksidentuar në Prizren para katër ditësh

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pas një aksidenti që kishte pësuar më 9 shtator në Prizren.

Policia në raportin 24-orësh të së martës, ka njoftuar se lidhur me vdekjen e tij ka njoftuar vëllai i viktimës.

“Më 12.09.2022 vëllai i viktimës, ka raportuar se më 08.09.2022 viktima i cili ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka vdekur”, thuhet në raport.