Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një peron në Ranillug, dyshohet se u rrëzua aksidentalisht

Policia e Kosovës

Ilustrim

Një person ka vdekur në Ranillug të martën, ndërsa dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është dërguar në shtëpinë e shëndetit, ku është konstatuar vdekja nga mjeku kujdestar.

“Ranillukë 28.02.2023-10:30. Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporton Policia.