Kronikë

Vdes një minator i Bulqizës pasi e zuri kromi

Një minator në minierën e Bulqizës në Shqipëri, vdiq të martën, pasi siç njoftoi Policia, e zuri kromi.

52-vjeçari po punonte në një nga galeritë e minierës kur ndodhi aksidenti, derisa autoritetet kanë nisur hetimin për ngjarjen.

Në stacionin policor është shoqëruar drejtuesi teknik i minierës për intervistim.

Në shtatorin e 2021-s pati vdekur edhe një minator në këtë minierë, pas shtatë ditësh i bllokuar. 60-vjeçarit i kishin zënë dhjetëra tonë minerale./tch