Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të shtunën në mbrëmje ka vdekur i burgosuri M. H, i lindur në vitin 1935, i cili po trajtohej në Spitalin e Pejës.
“I burgosuri nga data 02.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte i burgosur për veprën penale “Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare”, me 10 vjet.
Shkaqet e vdekjes do të verifikohen përmes autopsisë.