Në rrethana të panjohura një femër ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës në Prishtinë, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, transmeton Koha.net. Ky incident, sipas policisë, cilësohet si vdekje e dyshuar.
“Viktima femër K-Shqiptare në rrethana të panjohura ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.
Gjithashtu, sipas raportit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një grua në Prishtinë pasi ra nga një ndërtesë
-
Vdiq një grua në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt
-
Vdiq një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt
-
Dyshohet se një grua vdiq në Mitrovicë pasi ra nga kati i parë i shtëpisë, Policia nis hetimin
-
Arrestohet i dyshuari për shtytje në vetëvrasje pasi një grua ra nga ndërtesa në Prishtinë